Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të rihapë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor të çështjes së vrasjes së të miturit Martin Cani, ngjarje e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Trupi gjykues ka vlerësuar se është e nevojshme hartimi i një raporti të ri psikologjik për autorin e dyshuar të ngjarjes, M. P, si edhe për të plagosurin L.M. Për këtë qëllim, gjykata ka caktuar dy psikologe, të cilat kanë marrë detyra konkrete dhe do të përgatisin raportin pas kontaktit me dy të miturit. Seanca e radhës është caktuar për më 1 korrik, ku pritet të shqyrtohet edhe çështja e raportit psikologjik. Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 18 nëntor 2024 në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. I...
Burimi:
javanews.al