GJKKO vulos fatin e grupit të “serave të kanabisit” në Berat, ja sa vite burg morën drejtuesit

GJKKO vulos fatin e grupit të “serave të kanabisit” në Berat, ja sa vite burg morën drejtuesit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal, të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Çështja, e hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, çka solli uljen e dënimeve. Dy drejtuesit e grupit, Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, u dënuan fillimisht me nga 13 vite burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi i tyre u ul në 8 vite e 8 muaj burg. Ata do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Ndërkohë, Sidrit Bisha, i shpallur fajtor për prodhim dhe shitje droge, kultivim të bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në...