GJKKO/ Shtyhet seanca për Veliajn, shkak të mungesave të avokatëve dhe të të pandehurve

GJKKO/ Shtyhet seanca për Veliajn, shkak të mungesave të avokatëve dhe të të pandehurve

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar seanca ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cila është shoqëruar me mungesa të shumta të të pandehurve dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë, si dhe me debate procedurale mes palëve. Në sallë nuk është paraqitur Meriman Palushi, ndërsa për shoqërinë “Palushi sh.p.k.” është paraqitur vetëm avokati i saj. Po ashtu, Sokol Kryeziu nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa fletëthirrja është kthyer e panënshkruar, duke lënë mbrojtjen të përfaqësuar vetëm nga avokatët. Mungesa janë regjistruar edhe për disa subjekte të tjera. Për “Gerard A sh.p.k.” janë paraqitur përfaqësues ligjorë, ndërsa për “Fusha sh.p.k.” ka qenë i pranishëm avokati Uljan Bajrami. Ndërkohë, Meriton Lika nuk është paraqitur në seancë dhe mungojnë edhe...