GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP

Gjykata e Posaçme ka kthyer për plotësim hetimi çështjen e Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për 1 episod. SPAK kishte kërkuar pushimin e çështjes për një rast, ky të dyshuarit akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike e kryer në bashkëpunim”. Shkalla e parë e ka rrëzuar kërkesën e SPAK duke kërkuar që të kryej një akt-ekspertimi teknike për 45 ditë dhe më pas mund të shkoj sërish në gjykatë. Ndërkohë vijojnë hetimet për raste të tjera ku ish-kreu i prokurorimeve dyshohet se ka kryer shkelje të ligjit. Kujtojmës se Myzyri u mor i pandehur në qershor të vitit 2025 për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurë prokurori për...