GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përmbyllur procesin gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Artan (Marjus) Tafani dhe Kristi Bixheku. Për të pandehurin Artan (Marjus) Tafani, gjykata ka konfirmuar fajësinë për veprat penale të sigurimit të kushteve për vrasje dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Në vendimin e gjykatës theksohet: “Në aplikim të nenit 37/a, pika 4 të K.Pr.Penale dhe nenit 28 pika 7 të K.Penal të pandehurit Artan (Marjus) Tafani, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.” Në të njëjtën seancë, situata ligjore e të pandehurit Kristi Bixheku ka pësuar ndryshime të rëndësishme, pasi trupi gjykues e ka shpallur atë të...