NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore rumune nga avionët luftarakë të aleancës. Aleanca Transatlantike ka konfirmuar zyrtarisht se një dron është rrëzuar brenda hapësirës ajrore të Rumanisë nga avionë luftarakë aleatë, të cilët ndodheshin nën komandën dhe kontrollin e drejtpërdrejtë të NATO-s. Sipas njoftimit të Komandës Ajrore të NATO-s, ndërhyrja ka qenë e menjëhershme pasi mjeti fluturues i papilotuar shkeli hapësirën ajrore të vendit anëtar. Më herët gjatë ditës së premte, autoritetet zyrtare rumune deklaruan se një avion luftarak i tipit F-16 kishte pikasur dhe asgjësuar dronin e paidentifikuar. Ndërkaq, aleanca ka nisur menjëherë një hetim të hollësishëm për të përcaktuar origjinën e dronit dhe qëllimin e fluturimit të tij. Komanda e NATO-s bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm...