GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
GJKKO ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Divjakë, të akuzuar nga SPAK për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Të dënuarit janë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Roklejd Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini. Çështja lidhet me tre procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale prej rreth 1 milion eurosh. Sipas SPAK, hetimet zbuluan parregullsi në procedurat e prokurimit publik, të cilat dyshohej se cenonin konkurrencën dhe favorizonin operatorë të caktuar ekonomikë. Hetimi nisi si vijim i një fraksioni të shkëputur nga një dosje tjetër penale. Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Për secilin prej të pandehurve, gjykata caktoi fillimisht dënimin me 1 vit burg,...
Burimi:
ntv.al