Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

Merr fund arratia e 43-vjeçarit të akuzuar në Spanjë për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se 43-vjeçari K. B është dënuar nga Gjykata e Sabadellit në Spanjë me masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vepra penale. 43-vjeçari u kap në Gjirokastër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë. “Gjirokastër/Vijon operacioni i koduar “Fugitive”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet në Spanjë, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari. Si rezultat i punës operacionale të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë...