Gjendja civile e Orikumit do transferohet në Vlorë/ Përgjegjësja e zyrës nuk dorëzon dosjet, përballet me dhunë…

Gjendja civile e Orikumit do transferohet në Vlorë/ Përgjegjësja e zyrës nuk dorëzon dosjet, përballet me dhunë…

Përgjegjësja e Gjendjes Civile Orikum,  nën presionin dhe kërcënimet e Bashkisë dhe Policisë Bashkiake. Gazetari i Syri tv nga Vlora njofton se, ditën e sotme, pa asnjë procesverbal, policia Bashkiake ka shkuar të boshatisë dhe marrë dokumentacionin e Gjendjes Civile Orikum. (Me qëllim mbylljen e zyrës dhe transferimin e saj drejtë Vlorës, po ashtu zëvendësimin e përgjegjëses). Përgjegjësja e kësaj zyre nuk pranon të dorëzojë kompjuterin dhe dosjet për shkak se ato janë nën përgjegjësinë e saj. Lufta ka nisur më herët, kur bashkia kërkoi që përgjegjëse ta ulte në detyrë si specialiste me qëllim zëvendësimin e saj.