Gjenden dy turistët në malin e Çikës, evakuohen me helikopter
Dy turistët gjermanë që kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Çikës janë gjetur dhe shpëtuar me sukses pas një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati disa orë. Për shkak të terrenit të thyer dhe nevojës për ndërhyrje të shpejtë, në aksion u angazhua edhe një helikopter, i cili bëri të mundur lokalizimin dhe evakuimin e tyre. Pas marrjes së sinjalit SOS, ekipet e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Policia e Shtetit organizuan menjëherë punën në terren. Me të mbërritur te turistët, specialistët u dhanë ndihmën e parë pasi ata shfaqnin shenja dehidratimi nga qëndrimi i gjatë në mal. Më pas, ata janë shoqëruar pa probleme shëndetësore.
Burimi:
syri.net