Gazetari Stafa bën kallëzim në polici: Dy persona më sulmuan në protestë

Gazetari Stafa bën kallëzim në polici: Dy persona më sulmuan në protestë

Protesta e djeshme është shoqëruar me tensione. Raportohet se gazetari Osman Stafa është konfliktuar në protestë me 2 persona të tjerë. Siç njofton policia ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Skënderbej”, ku gazetari Stafa është fyer dhe gërvishtur nga dy persona me iniciale  Z. N. dhe M. P. Persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen dhe kanë njoftuar policinë e cila shoqëroi një burrë dhe një grua, ndërsa gazetari ka bërë denoncimin në komisariatin nr.3 Më datë 21.06.2026, rreth orës 22:00, pranë sheshit “Skënderbej”, është njoftuar Policia për një konflikt ndërmjet disa shtetasve. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilat kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar në Komisariat personat e përfshirë. Konkretisht, shtetasin O. S.,...