Furnizonte me kokainë shpërndarësit e drogës në Tiranë, pranga 37-vjeçarit
Një 37-vjeçar ra në prangat e Policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se furnizonte shtetas të tjerë me kokainë, për ta shpërndarë në doza në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën 37-vjeçarit mbi 200 gramë kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Zonat”, u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. C., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në rrugën “Skënderbej”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit fizik,...
Burimi:
javanews.al