Fraksioni i “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve, biznesmenit Astrit Vladi dhe ish-oficeres së BKH-së Eriona Daupaj, pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’. Astrit Vladi akuzohet për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim dhe në disa raste, si edhe për “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ndërkohë, Eriona Daupaj akuzohet për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, si dhe për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Gjykata vendosi gjithashtu që çështja t’i kalojë për gjykim themeli një trupi gjykues...
Burimi:
javanews.al