FOTO/ Nuk ndalen flakët në Krujë, raportohet për vatërr zjarri në Krastë pranë lagjes Bojë
Gjithë tmerri dhe përpjekjet e dy ditëve të fundit në Krujë nuk kanë mjaftuar për të ndalur flakët. Një vatër e re zjarri është regjistruar pak më parë në Krastën e Krujës, pranë lagjes Bojë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe vatra po zgjerohet me shpejtësi. Terreni i vështirë e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës. Në këtë zonë raportohen zjarre pothuajse çdo vit, ndërsa dyshohet se në disa raste ato mund të jenë të qëllimshme dhe të lidhura me kultivimin e kanabisit.
Burimi:
syri.net