Foto me Macron dhe pasuri miliona euro/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Foto me Macron dhe pasuri miliona euro/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Arrestimi i biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri ka marrë vëmendjen e mediave franceze, të cilat kanë publikuar detaje mbi ndalimin e tij në Francë dhe procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë. Beqiri, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për akuza që lidhen me korrupsionin dhe mashtrimin e organizuar, u arrestua në aeroportin Albert, në veri të Francës, pasi fluturoi me një avion të lehtë mbi zonën e termocentralit bërthamor Penly, një prej lokacioneve të përzgjedhura nga qeveria franceze për ndërtimin e reaktorëve të rinj bërthamorë EPR2. Sipas mediave franceze, biznesmeni 44-vjeçar u gjykua me procedurë të përshpejtuar në Amiens dhe u dënua me një gjobë prej 7 mijë eurosh për shkeljen e rregullave të fluturimit. Pas vendimit, ai është vendosur në paraburgim në pritje...