Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qarkut, duke përdorur pajisje inteligjente për monitorimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas bilancit të publikuar nga policia, gjatë kësaj jave janë proceduar penalisht 12 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 6 drejtues të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Në kuadër të kontrolleve parandaluese të zhvilluara në rrugët urbane dhe lokale, janë vendosur gjithsej 1 313 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Konkretisht, janë vendosur: 921 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët...