Fier/ Mbante në banesë dy kallashnikovë, vihet në pranga 43-vjeçari

Fier/ Mbante në banesë dy kallashnikovë, vihet në pranga 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar në fshatin Levan të Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “No Guns 2”. Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua një shtetas 43 vjeçar, banues në fshatin Levan, Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip kallashnikov, si dhe municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje. Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, Elezi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ngjarje të mëparshme kriminale. Operacioni u finalizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.