Erion Veliaj ankimoi arrestin në burg, mbyllet shqyrtimi në Gjykatë Kushtetuese, tërhiqen për vendim
Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin lidhur me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025. Seanca është mbyllur pa vendim dhe në ditët në vazhdim pritet të dalë me vendim. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura mbi bazë dokumentesh dhe pa praninë e palëve. Kërkesa e Veliajt vjen në një kohë që Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë rishikuan një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij. Masa e arrestit burg u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë.
Burimi:
syri.net