Era e fortë rrëzon pemët në zonën e Transballkanikes dhe në brendësi të ‘Lungomares’
Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka sjellë edhe pasojat e para. Për shkak të fuqisë dhe shpejtësisë së saj, që ka arritur deri në 20 m/s, janë rrëzuar dy pemë në zonën e Transballkanikes, si edhe në brendësi të lagjes “Lungomare”. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur hapjen e rrugëve, pasi pemët e rrëzuara kishin bllokuar një pjesë të rrugës. Ndërkohë, kushtet e motit dhe era e fortë kanë sjellë edhe pezullimin e lundrimit detar deri në ditën e nesërme.
Burimi:
syri.net