EMRI/ Vrasja në Shkodër dyshohet për gjakmarrje, viktima i hetuar si i përfshirë në vrasjen e një 19-vjeçari
Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prekal-Kir të Shkodrës. Aleksandër Koçeku është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij. Dyshimet janë se, krimi ka ndodhur për gjakmarrje, për shkak se Koçeku dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 19-vjeçarit Pavlin Preka në oborrin e shtëpisë, në fshatin Guci e re. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo...
Burimi:
syri.net