EMRI/ ‘Thomas Shelby’ është shqiptar: Kush është shqiptari që furnizonte me drogë ‘Cosa Nostra’-n
Hetuesit ndoqën lëvizjet e Alban Cjapit, shumë i njohur në tregun kriminal të Palermos: ai përdorte pseudonimin “Thomas Shelby”. Cjapi konsiderohet si një bos droge i cili, sipas zyrtarëve të antimafias, luajti një rol kyç në furnizimin me kokainë të organizatës kriminale 'Cosa Nostra'të Palermos të udhëhequr nga Gabriele Pedalino, një anëtar i distriktit Santa Maria di Gesù. Nga Salvo Palazzolo, LA REPUBBLICA Gabriele Pedalino, mafioz i zonës Santa Maria di Gesù dhe nip i boss-it historik Salvatore Profeta, drejtonte aktivitetet e tij të drogës nga burgu. Pa asnjë problem. Kishte në dispozicion një smartphone modern dhe jepte urdhra në çdo orë për të sjellë në Palermo ngarkesa të mëdha kokaine dhe hashashi. Madje lidhej edhe me video-konferencë në Instagram. Fillimisht nga burgu i Ascoli...
Burimi:
syri.net