EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një tjetër lëvizje

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një tjetër lëvizje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur emërimin e Alban Hoxhës si shef i komisariatit numër 6 në Tiranë. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, informon se Hoxha zëvendëson në këtë detyrë Edvin Pecin. Së fundmi Hoxha kishte detyrën e shefit të Sektorit te Krimet në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Ndërsa më herët ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i antidrogës dhe i operacionales, si dhe poste të tjera në qarkun e Fierit dhe në Shkodër.