EMRI / Motori përplaset ‘kokë më kokë’ me makinën, ndërron jetë shqiptari në Itali

EMRI / Motori përplaset ‘kokë më kokë’ me makinën, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës, më 12 korrik, në zonën e Bezzeccas, në Val di Ledro, provincën e Trentos në Itali, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar me origjinë shqiptare i quajtur Renis Domi, prej vitesh banues në Concesio. Sipas mediave italiane, 42-vjeçari po drejtonte një motoçikletë Yamaha R1 kur u përplas ballë për ballë me një automjet tip Renault Clio, i drejtuar nga një grua 67-vjeçare nga Bezzecca. Dyshohet se përplasja ndodhi në momentin kur automjeti po kryente një manovër kthimi. Përplasja ishte tepër e fortë dhe fatkeqësisht Renis Domi ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht se ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë. Rreth 100 metra pas tij udhëtonte edhe partnerja e 42-vjeçarit, e cila ishte gjithashtu ishte me motoçikletë....