EMRAT/ Shqiptarët kapen ‘gafil’ në një fermë kanabisi me vlerë disa milionë paund

EMRAT/ Shqiptarët kapen ‘gafil’ në një fermë kanabisi me vlerë disa milionë paund

Një bandë prej gjashtë emigrantësh të paligjshëm u kapën nga autoritetet britanike, teksa kultivonin  sasi tw mwdha bimwsh narkotike, kanabis, me vlerë disa milionë paund në një njësi industriale të braktisur në Nottinghamshire. Grupi, të gjithë shqiptarë, u kapën pasi policia bastisi një pronë të zbrazët në Botany Avenue, Mansfield, të dielën. Policia e Nottinghamshire tha më parë se sapo hynë brenda zbuluan pak më shumë se 4,800 bimë, të gjitha në faza të ndryshme të pjekurisë. Këtë javë, Ardit Gjonaj, 37 vjeç, nga Crocketts Lane, Smethwick, West Midlands; Lanti Avapai, 45 vjeç; Elton Salihasi, 41 vjeç; Artu Ruqu, 44 vjeç; Eldis Beneri, 34 vjeç dhe Robert Ruko, 47 vjeç, të gjithë pa adresë fikse, deklaruan fajtorë për përfshirje në prodhimin e kanabisit, raportojnë mediat britanike. Me ndihmën e dy...