EMRAT/ Identifikohen dy viktimat dhe i plagosuri në aksidentin tragjik tek TEG
Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, ku një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe përfundoi jashtë rrugës. Viktimat janë dy shtetasit e huaj nga Egjipti: Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje; Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili ndërroi jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore. Ndërkohë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Tiranë/ Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht...
Burimi:
syri.net