EMRAT/ Arrestohen në Shqipëri dy të kërkuar nga Italia për drogë dhe plagosje, pritet ekstradimi

EMRAT/ Arrestohen në Shqipëri dy të kërkuar nga Italia për drogë dhe plagosje, pritet ekstradimi

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë arrestuar nga Policia e Shtetit në kuadër të operacioneve të koduara “Operacionalja 94” dhe “The Wanted”. Në Kavajë u arrestua Saimir Dakoli, 48 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit e Venecias me 7 vjet e 4 muaj burg për trafik droge. Sipas policisë, Dakolit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim. Ndërkohë, në Durrës u vu në pranga Elton Stafa, i njohur edhe me disa identitete të tjera si Elton Zani, Seit Stafa, Sadik Dervishi, Vladi Ymeri dhe Hasan Ymeri. 47-vjeçari, banues në Shijak, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano me 5 vjet e 7 muaj burg për plagosje të rëndë me dashje,...