EMRAT / Apeli liron nga burgu protestuesit e PD

EMRAT / Apeli liron nga burgu protestuesit e PD

Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi 5 protestues të Partisë Demokratike, të cilët u arrestuan pas protestës së të premtes në kryeqytet. Gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe lirimin e menjëhershëm për: Klemend Çuçka, ⁠Bujar Tusha, ⁠Henri Shapllo, ⁠Mirvet Toçilla dhe ⁠Sem Bici. Ata u arrestuan pasi akuzohen për përdorimin e molotovit dhe fishekzjarrëve dhe përplasjeve me policinë gjatë tubimit. Ndërkohë, edhe një deputet i PD është proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.