Ekzekutimi me 7 plumba/ Ilir Gjini muaj më parë kishte humbur edhe gruan shtatzënë

Ekzekutimi me 7 plumba/ Ilir Gjini muaj më parë kishte humbur edhe gruan shtatzënë

Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, rreth 40 vjeç është vrarë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kurbinit/Laçit. Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë bërë me dije se ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra. Për ngjarjen, është shpallur në kërkim Emiljan Suti, i njohur edhe me emrin Artur Suti, si autori i dyshuar i vrasjes që tronditi mbrëmjen e së enjtes qytetin. Burimet bëjnë me dije se një muaj më parë, Ilir Gjini dhe Emiljan Suti kanë pasur një konflikt banal në qendër të qytetit dhe mbrëmjen e djeshme, ata dyshohet se janë përballur sërish, përpara se 40 vjeçari të qëllohej për vdekje. Të dy ishin banorë të së njëjtës lagje dhe sapo Ilir...