Ekspozita në Tiranë/ Shqiptarja nga Vjena, zbulon traumën e bukur dhe ndërtimin e trupave me rërë nga Kosova

Ekspozita në Tiranë/ Shqiptarja nga Vjena, zbulon traumën e bukur dhe ndërtimin e trupave me rërë nga Kosova

Tirana mirëpret një tjetër ngjarje të rëndësishme kulturore, e cila do të zhvillohet në ambientet e Piramidës, pranë "Gallery of Contemporary Art". Protagonistja e kësaj ekspozite është Albana Ejupi, një artiste e re dhe tejet kreative, e cila ka mbërritur nga Vjena për të prezantuar projektin e saj më të fundit të titulluar "Body Under Construction" (Trup në ndërtim). Gjatë një interviste me Flavio Qarrin në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, vizita e saj në kryeqytetin shqiptar u cilësua me humor si një "marrje peng" nga Vjena, për të shmangur një incident historik, por që në fakt sjell një perspektivë të re dhe të freskët artistike. Vetë artistja e përshkroi Tiranën si një qytet mjaft kaotik, por jashtëzakonisht jetësor dhe me shumë frymë, duke...