E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën 63-vjeçari në Lezhë! Policia jep detaje (EMRI)
Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Torovicë të Lezhës, ku humbi jetën 63-vjeçari Dod Marku. Në reagimin e policisë theksohet se 63-vjeçari duke drejtuar një mjet bujqësor në një pjerrësi pranë banesës së tij, dyshohet se, aksidentalisht, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Njoftimi: Rreth orës 18:00, në fshatin Trovicë, shtetasi D. M., 63 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor në një pjerrësi pranë banesës së tij, dyshohet se, aksidentalisht, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të...
Burimi:
vizionplus.tv