E zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, detaje nga aksidenti tragjik në Lezhë
Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Milot, ku një kamion u përplas me një makinë, ngjarje nga e cila humbi jetën shqiptari nga Kosova i identifikuar si Kadri Behluli. Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijm, deri më tani dyshohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur si pasojë e përgjumjes së viktimës, ç’ka shkaktoi humbjen e kontrollit të mjetit duke sjellë fundin tragjik për shtetasin shqiptar nga Suhareka. Nga aksidenti i rëndë kanë mbetur të plagosur dhe dy familjarët e viktimës të cilët po udhëtonin me të, konkretisht bëhet fjalë për motrën dhe djalin e Kadri Behlulit të cilët gjenden në Spitalin e Traumës duke marrë mjekimin...
Burimi:
syri.net