E rëndë në Vlorë: Ra nga kati i 7-të i një pallati në Lungomare, ndërron jetë në spital 28-vjeçarja

E rëndë në Vlorë: Ra nga kati i 7-të i një pallati në Lungomare, ndërron jetë në spital 28-vjeçarja

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë, ku ka ndërruar jetë në spital një 28-vjeçarje që ra nga kati i shtatë i një pallati në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, e reja u rrëzua nga lartësia në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Fillimisht, burime nga vendngjarja bënë me dije se pemët poshtë pallatit kishin amortizuar rënien, duke i dhënë mundësi të mbijetonte dhe të transportohej me urgjencë drejt spitalit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 28-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa po verifikohet nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo për një rrëzim aksidental. Deri më tani, autoritetet...