E moshuara gjendet e pajetë në banesë, familjarët kishin tre ditë pa kontakt, fqinjët lajmëruan policinë! Dyshimet e para

E moshuara gjendet e pajetë në banesë, familjarët kishin tre ditë pa kontakt, fqinjët lajmëruan policinë! Dyshimet e para

Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 4 të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët, dhe fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë hapur derën e banesës, ku ka rezultuar e moshuara e pajetë. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një hematomë në kokë, prej ku dyshohet se është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Ajo jetonte e vetme në banesë. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet hetimore, ndërsa trupi po dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore që do të zbardhë shkakun e vdekjes.