‘E mbyti dhe tentoi të zhdukë trupin”’- Dalin detaje rrëqethëse nga vrasja e ish-Miss Zvicrës nga bashkëshorti
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja makabre e ish-finalistes së “Miss Zvicra”, Kristina Joksimovic, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj pas një konflikti të ashpër mes tyre. Sipas mediave zvicerane, 41-vjeçari Marc Rieben akuzohet se e ka mbytur modelen 38-vjeçare dhe më pas ka tentuar të zhdukë gjurmët e krimit duke copëtuar trupin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të vitit 2022 në Binningen, pranë Bazelit, ndërsa hetimet kanë zbuluar se çifti kishte debate të vazhdueshme për divorcin, kujdestarinë e fëmijëve dhe problemet financiare. Sipas dokumenteve gjyqësore, gjatë debatit autori dyshohet se e ka kapur viktimën nga fyti dhe e ka përplasur në mur, përpara se ta mbyste. Hetuesit zviceranë pretendojnë se pas krimit, 41-vjeçari...
Burimi:
syri.net