Dyshonte per grupet shqiptare/ Zbulohet porositësi i atentatit ndaj gazetarit të RAI-t, mik i tij

Dyshonte per grupet shqiptare/ Zbulohet porositësi i atentatit ndaj gazetarit të RAI-t, mik i tij

Detaje të reja janë mësuar nga atentati me eksploziv ndaj gazetarit investigativ të RAI 3, Sigfrido Ranucci, ndërsa hetimet në Itali kanë marrë një kthesë të papritur. Mediat italiane raportojnë se nën hetim si porositës i mundshëm i sulmit është vënë biznesmeni dhe ish-gazetari Valter Lavitola, një emër i njohur për drejtësinë italiane, i dënuar më herët për zhvatje ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 tetorit 2025, kur rreth 1 kilogram tritol shpërtheu pranë banesës së gazetarit në Pomezia, në periferi të Romës. Shpërthimi shkatërroi dy automjete dhe dëmtoi murin rrethues të banesës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Në qershor të vitit 2026, autoritetet italiane arrestuan katër persona të dyshuar si autorë të vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa hetimet e...