Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 gushtit në lagjen “Tufinë” në Tiranë. Policia ka shpallur në kërkim tre vëllezër, të dyshuar si autorë të vendosjes dhe shpërthimit të lëndës plasëse në derën e banesës së një 72-vjeçari. Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:30, në lagjen “Tufinë”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e banesës së shtetasit J. M., 72 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të pakta materiale. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan operacionin e koduar “Motivi”, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas policisë, falë veprimeve hetimore, këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të provave, u bë e mundur dokumentimi...