Dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten/ Reagon Spitali i Korçës: Mjeku është pezulluar nga detyra

Dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten/ Reagon Spitali i Korçës: Mjeku është pezulluar nga detyra

Spitali i Korçës ka reaguar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual nga kirurgu Niko Nunka ndaj një pacienteje. Në reagimin publik është bërë me dije se, mjeku është pezulluar nga detyra dhe funksionet. Po ashtu theksohet se, institucioni ka nisur menjëherë verifikimet administrative të brendshme, ndërkohë që do të ndiqet me korrektësi çdo procedurë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rezultatet e hetimeve të organeve kompetente. Njoftimi zyrtar i spitalit: Në lidhje me ngjarjen e raportuar pranë Spitalit Rajonal Korçë, bëjmë me dije se institucioni është vënë menjëherë në dijeni të rastit dhe ka bashkëpunuar pa asnjë vonesë me organet ligjzbatuese për ndjekjen e të gjitha procedurave të nevojshme. Duke e konsideruar këtë një çështje tejet sensitive dhe serioze, Spitali Rajonal Korçë shpreh...