Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë. Dyshohet se shtetasi me inicialet S. K., 44 vjeç, banues në Vorë, furnizonte me kokainë zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë të përgjithshme rreth 1 kg e 680 gramë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen e saj në doza, si dhe një pjesë të sasisë e shpërndante vetë. NJOFTIMI I POLICISE: Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”. Do të furnizonte dhe do të shpërndante lëndë narkotike kokainë...
Burimi:
syri.net