Si përfunduan 4 ‘Glock’ në makinë?/ Nga plazhi në pranga, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit të kapur në Sarandë

Si përfunduan 4 ‘Glock’ në makinë?/ Nga plazhi në pranga, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit të kapur në Sarandë

Një operacion policor i dy javëve më parë çoi në sekuestrimin e 4 pistoletave që kishin si destinacion Sarandën. Operacioni u zhvillua në tunelin e Skërficës  në aksin Kardhiq-Delvinë dhe çoi në arrestimin e 31-vjeçarit  Kejdi Banaj. Gjatë dëshmive të tij, Banaj ka kompromentuar një tjetër person, pikërisht 26-vjeçarin E. S nga Tirana, i cili në fakt rezulton i shpallur në kërkim për një akuzë të ngjashme në mars të këtij  viti. Siç zbulohet nga dosja hetimore informacioni i policisë ishte se një automjet i marre me qera nga Kejdi Banaj do të kishte të fshehur disa armë zjarri. Informacioni ishte se Banaj më pas këtë makinë do ta ngarkonte në një karrotrec, të cilin e ka në përdorim, ku më pas do të nisej...