Dyshohen për shpërdorim detyre, AMP dërgon në prokurori dy policë në Tiranë

Dyshohen për shpërdorim detyre, AMP dërgon në prokurori dy policë në Tiranë

AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim detyre.  Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike, ku është raportuar se në një objekt shumëkatësh në ndërtim në rrugën “Llukë Kacaj”, Njësia Administrative nr. 4, dyshohej se ishin ndërtuar dy kate banimi mbi lejen e miratuar nga Bashkia Tiranë. Sipas AMP, nga verifikimet e kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit ka rezultuar se objekti është ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, mbi pragun ligjor prej 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik. Njoftimi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet procedurale ndaj dy punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit...