Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Ata akuzohen për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Në momentin e ndalimit, atyre iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat dyshohet se i kanë përdorur për të dalë nga territori i Maqedonisë së Veriut. “Policia e Shtetit/ Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, operacioni ndërkombëtar i koduar “Fury”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të shtrirë në kohë ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe partnerëve të Shërbimit...
Burimi:
opinion.al