Drogë e lojëra fati, në pranga një efektiv policie e 2 persona të tjerë (EMRAT)
Një punonjës së Policisë së Shtetit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i akuzuar për shpërdorim detyre e organizim të paligjshëm ose ushtrim i lojërave të fatit.Lutfi Dervishi me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, mbulon qytetin e Fushë-Krujës ku dy persona të tjerë, gjithashtu të arrestuar, ushtronin veprimtarinë e paligjshme.Të arrestuar janë Sabah Stafuga dhe Fatmir Stafuga të akuzuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë kontrollit në banesën e efektivit të policisë, u gjet e u sekuestruan 119 fishekë model 9mm ndërsa në objektin e dy të arrestuarve u sekuestruan pajisje elektronike, qese paketimi për lëndë narkotike, servera, e materiale të tjera.Njoftimi i AMPNë vijim të...
Burimi:
ntv.al