Drejtësia vendos pafajësinë për ‘bana king’ – Zbardhet vendimi i gjykatës: Kokaina ‘u harrua’ nga italianet

Drejtësia vendos pafajësinë për ‘bana king’ – Zbardhet vendimi i gjykatës: Kokaina ‘u harrua’ nga italianet

Drejtësia shqiptare ka thënë fjalën e saj të fundit, duke zbardhur të vërtetën mbi rastin e përdorimit të kontenierëve një kompanie të njohur për importin e bananeve, nga grupet e trafikut të drogës që veprojnë mes Amerikës Latine dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për kompaninë “Ziko sh.a”, të njohur përmes markës prestigjoze “Bana King”. Televizioni Klan disponon vendimin e plotë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të shpallur nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, i cili ka vendosur pushimin e çështjes dhe heqjen e çdo akuze ndaj presidentit të kompanisë, Trifon Murataj, administratorit Petrit Demishaj dhe vetë subjektit juridik. Vendimi, i cili ka marrë formë të prerë më datë 23 qershor 2026, vërteton me dokumente zyrtare atë që kompania deklaroi që në ditën...