Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për një fraksion të dosjes “Revanshi”, duke dënuar pesë anëtarë të një grupi kriminal për një sërë veprash penale, mes tyre kultivim të bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje, trafik armësh dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje. Sipas vendimit të gjykatës, Adrian Pikli, ish-efektiv i forcave speciale RENEA, dhe Devis Bajramaj u dënuan secili me 10 vite burg, dënim që u ul në 6 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, dhe Edison Muçeku u dënuan secili me 8 vite burg, të reduktuara në 5 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar. Për Armando Ndrecën, GJKKO vendosi...
Burimi:
javanews.al