Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli
Ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli ka mbërritur në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin e dosjes “Partizani”. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Fatmir Bektashi dhe të avokatit të tij, Sokol Hazizaj. Kjo dështoi edhe marrjen e dëshmisë së ish-ministrit i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Violeta Shqevit, të cilët ishin prezentë në sallë. Gjykata vendosi të njoftojë disa dëshmitarë të kërkuar nga SPAK për seancën e radhë, mes të cilëve ish-ministri i Ekonomisë, Genci Ruli, si edhe ish-presidenti i “Partizanit”, Paro Laçi. Kujtojmë që për çështjen në fjalë është i pandehur kryedemokrati Sali Berisha si dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Burimi:
opinion.al