“Do t’ju vras të gjithëve”/ Zbardhet dëshmia e ish të fejuarës së Buzit: Ja e vërteta për 400 mijë £

“Do t’ju vras të gjithëve”/ Zbardhet dëshmia e ish të fejuarës së Buzit: Ja e vërteta për 400 mijë £

Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prindërit e saj, ndërsa më pas mori peng për disa orë ish-partneren, përpara se t’i jepte fund jetës. Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Rozalinda ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me Buzin, arsyet e ndarjes dhe momentet e frikshme të ngjarjes së rëndë. Ajo ka treguar se lidhja mes tyre kishte nisur disa vite më parë, por sipas saj, problemet në marrëdhënie e çuan drejt vendimit për t’u ndarë në vitin 2024. Sakaq, Rozalinda nuk ka dhënë detaje në lidhje me paratë, që dyshohet të kenë qenë një nga arsyet që çuan në fundin tragjik. “Në vitin 2020 kemi shpallur fejesën...