“Do diskriminohem si hebre”, Gjykata e Lartë “vulos” ekstradimin e izraelitit në Gjermani

“Do diskriminohem si hebre”, Gjykata e Lartë “vulos” ekstradimin e izraelitit në Gjermani

Gjykata e Lartë i ka dhënë dritë jeshile ekstradimit në Gjermani të një shtetasi izraelit të arrestuar në Tiranë në shkurt të vitit 2025. 42-vjeçari Roy Garin, me shtetësi izraelite dhe kanadeze, i njohur edhe me emrat Michael Finkle, Mike dhe Jean Meringac, kërkohet nga drejtësia gjermane si kreu i një grupi mashtruesish kibernetikë, shkruan A2. Sipas urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Bamberg, në Gjermani, në periudhën 2015-2022 ky grup dyshohet të ketë mashtruar gati 288 qytetarë përmes investimeve, duke iu shkaktuar një dëm prej gati 26 milionë euro. Pas rrëzimit të pretendimeve për mosekstradim nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli, së fundi Gjykata e Lartë refeuzoi rekursin e bërë nga 42-vjeçari, duke i hapur kështu rrugë ekstradimit të tij drejt Gjermanisë....