Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve
Administratori dhe 4 punonjës të një resorti në Golem janë arrestuar pasi dyshohet se kanë mbajtur peng brenda ambienteve të resortit punonjës të Tatimeve. Në prangat e policisë kanë rënë administratori i resortit, Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurë Artan Kasa dhe 2 punonjësit e sigurisë Hamid Sula e Bujar Agolli. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme. Një grup task force i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është paraqitur në këte resort është paraqitur për të ushtruar kontroll në bazë të një plani ku përfshihem një numër subjektesh. Objekt i tyre ka qenë aktiviteti ekonomik i subjektit në fjalë në bazë të dokumenteve të paraqitura prej tyre,në themel shlyerja e detyrimeve financiare. Inspektorët e Tatimeve janë futur në një dhomë zyrë...
Burimi:
javanews.al