Djegia e banesës/ I vdekur mbeti pronari, fqinjët: Konsumonte shumë alkool
Detaje të reja janë zbuluar nga djegia e apartamentit në Korçë, ku mbeti i vdekur 72-vjeçari Urim Hysolli. Sipas të dhënave në apartament jetonin një çift me qira por pronari Urim Hysolli ishte kthyer gati dy muaj më parë dhe u kërkonte të lironin banesën. Çifti i kishin kërkuar kohë sa të gjenin një banesë tjetër dhe ndërkohë ai jetonte në njërën prej dhomave. Sipas fqinjëve Hysolli konsumonte shumë alkool dhe dy ditë më parë nën efektin e alkoolit kishte tentuar të ndizte një zjarr në banesë por fatmirësisht nuk kishte marrë përmasa. Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur ditën e sotme.
Burimi:
ntv.al