Divorci që çoi në vrasjen e ish-dhëndrit, Gjykata e Lartë prish vendimin e dënimit përjetë
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut të 2023 të Gjykatës së Apelit në Tiranë e cila dënoi me burg përjetë Mexhit Picarin, i akuzuar për vrasjen e dhëndrit të tij Kudret Saliaj. Sipas Gjykatës së Lartë, Apeli duhet ta rigjykojë çështjen me tjetër trupë gjykuese ndërsa vendimi vjen pas rekursit të viktimës së veprës penale avokatit Adriatik Cama që mbeti i plagosur në ngjarjen që ndodhi pranë Gjykatës Civile. Cama kërkonte dënimin për bashkëpunim vrasje edhe të Dhurata Saliajt, vajzës së Picarit njëherësh ish-bashkëshortes së viktimës Kudret Saliaj Apeli dënoi me burgim te përjetshëm Mexhit Picarin, ndërsa e bija, Dhurata Saliaj, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim. Kjo e fundit akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasjen...
Burimi:
syri.net